Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Barak Obama, pas viktimave dhe shkatërrimeve të mëdha që la pas tornadoja në qytetin e Oklahomës.
Presidentja Jahjaga takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, zotëri Jean-Claude Schlumberger, me të cilin bisedoi për angazhimin e misionit të OSBE në zgjedhjet komunale në Republikën e Kosovës.
Fjala e Presidentes Jahjaga në ceremoninë e inaugurimit të Gurit të Paqes

Kam nderin që në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës të pranoj këtë dhuratë dhe t’ju falënderoj që “Gurin e Paqes” e sollët në Prishtinë, në shenjë miqësie të sinqertë midis popujve të të dyja vendeve tona.
Fjala e Presidentes Jahjaga në ceremoninë e inaugurimit të Gurit të Paqes

Kam nderin që në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës të pranoj këtë dhuratë dhe t’ju falënderoj që “Gurin e Paqes” e sollët në Prishtinë, në shenjë miqësie të sinqertë midis popujve të të dyja vendeve tona.
Presidentja Jahjaga priti ambasadorin japonez jorezident për Kosovë dhe përfaqësuesin e Asociacionit Guri për Paqe

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Vjenë, jorezident për Kosovën, zotëri Shigeo Iwatani dhe përfaqësuesin e Asociacionit “Guri për Paqe”, zotëri Michio Umemoto.
Kryeministri Thaçi e informoi Presidenten Jahjaga për takimin e ardhshëm në Bruksel

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e priti sot në një takim përpara nisjes për në Bruksel, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçi, i cili e njoftoi për implementimin e Marrëveshjes të arritur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që u arrit nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve. Kryeministri Thaçi theksoi se pret që në takimin me Kryeministrin e Serbisë, Daçiq, do të merren vesh dhe do t’i japin shtytje zbatimit të marrëveshjes, e cila është në interes të të gjithë qytetarëve dhe në interesin e të dy shteteve sovrane dhe të pavarura, në interes të paqes dhe të stabilitetit në rajon.
Presidentja Jahjaga vizitoi Zyrën Administrative të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot Zyrën Administrative të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Mitrovicën e Veriut. Ajo u prit nga shefja e kësaj zyre, Adrijana Hodzic dhe drejtues të tjerë të saj.
Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion të Këshillit për Politikë të Jashtme të Egjiptit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Këshillit për Politikë të Jashtme të Egjiptit, të kryesuar nga ambasadori Dr. Mohamed Ibrahim Mahmoud Shaker dhe anëtarët, ambasadori Dr. El-Sayed Amin Hussein Shalaby dhe ambasadori Dr. Sayed Kassem Elmasry.
Jahjaga: Me marrëveshjen nuk humb askush

(Intervistë e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga në “Novi Magazin”, publikuar më 8 maj 2013)
Reagim i Zyrës Ligjore të Presidentes në shkrimin autorial të zëvendëskryeministres Mimoza Kusari Lila

(Ky reagim i adresohet shkrimit të Mimoza Kusari – Lilës, zëvendëskryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë, me titull “Kthesa e duhur”, botuar në gazetën “Tribuna” të datës 3 maj 2013. Reagimi është dërguar me kohë, por redaksia e gazetës nuk e ka publikuar atë).