presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin japonez jorezident për Kosovë dhe përfaqësuesin e Asociacionit “Guri për Paqe”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Vjenë, jorezident për Kosovën, zotëri Shigeo Iwatani dhe përfaqësuesin e Asociacionit “Guri për Paqe”, zotëri Michio Umemoto.

Presidentja Jahjaga dhe ambasadori Iwatani biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë. Presidentja Jahjaga falënderoi ambasadorin japonez për përkrahjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës. Ajo tha se populli i Kosovës e konsideron Japoninë si një mike të madhe, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushat me interes reciprok. Presidentja Jahjaga gjithashtu përgëzoi përfaqësuesit e Asociacionit  “Guri për Paqe” për nismën e tyre për ta sjellë Gurin e Paqes edhe në Kosovë.Ambasadori i Japonisë, zotëri Shigeo Iwatani, falënderoi presidenten Jahjaga për pritjen. Ai tha se vizita e tij në Kosovë është mundësi e mirë për të dëshmuar për zhvillimet pozitive në vend. Ai theksoi se vizita e tij do të shërbejë gjithashtu për t’i avancuar këto zhvillime pozitive dhe më tej nëpërmjet thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve tona në fushën e ekonomisë dhe në fusha të tjera me rëndësi.Përfaqësuesi i Asociacionit “Guri për Paqe”, zotëri Michio Umemoto shprehu kënaqësinë e dhurimit të Gurit për Paqe në Kosovë. Ai tha se janë të impresionuar me fuqinë e popullit të Kosovës për ta rindërtuar vendin, që dëshmon për një proces të suksesshëm të zhvillimit të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.