presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, zotëri Jean-Claude Schlumberger, me të cilin bisedoi për angazhimin e misionit të OSBE në zgjedhjet komunale në Republikën e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Jahjaga tha se zgjedhjet komunale do të mbahen brenda afatit ligjor këtë vit, se institucionet janë duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që  zgjedhjet të jenë demokratike, të lira dhe të ndershme, dhe që qytetarët të marrin pjesë në numër sa më të madh dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legalë dhe legjitimë të nivelit lokal. Këto zgjedhje janë veçanërisht të rëndësishme, sepse do të shpallen dhe do të mbahen në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit  të Kosovës dhe të kryeministrit të Serbisë është paraparë që të mbahen zgjedhjet komunale edhe në katër komunat në veri të Kosovës dhe është paraparë me një pikë të veçantë që në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve të angazhohet edhe OSBE-ja. Ambasadori i OSBE-së, Jean-Claude Schluberger e falënderoi Presidenten Jahjaga dhe theksoi se ky mision në Kosovë vetëm ka nisur konsultimet e nevojshme që të luaj rolin e saj në procesin e zgjedhjeve lokale.Presidentja Jahjaga theksoi se së shpejti do ta dekretojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve për Asambletë dhe për kryetarët e komunave, pas konsultimit me partitë dhe subjektet politike. Presidentja tha se e vlerëson angazhimin dhe ndihmën e OSBE-së, e cila ka një përvojë të mirë dhe në përgatitje të nevojshme teknike të ndihmojë procesin që do të organizohet nga KQZ.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.