presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uroi Madhërinë e Tij, Mbretin e Holandës, Willem-Alexander

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga uroi sot Madhërinë e Tij, Mbretin Willem-Alexander, me rastin e kurorëzimit të tij Mbret i Holandës.

Në urim thuhet:

Madhëria Juaj,
 
Me rastin e kurorëzimit Tuaj Mbret i Holandës, në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, dëshiroj t’Ju përcjell Madhërisë Tuaj dhe popullit Tuaj urimet më të përzemërta.

I dëshiroj Madhërisë Tuaj dhe popullit Tuaj një festim të këndshëm të kësaj dite me rëndësi të madhe për Mbretërinë Tuaj dhe i dëshirojmë Madhërisë Tuaj një udhëheqje të suksesshme.
 
Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për angazhimin e vendit Tuaj për të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe për mbështetjen e ofruar ndaj Republikës së Kosovës në konsolidimin e saj si një shtet demokratik, si dhe në rrugën e saj të integrimit në Bashkim Evropian dhe në NATO. Unë besoj se Holanda do të vazhdojë të mbetet partner yni në arritjen e këtij qëllimi.

Qytetarët e Kosovës do t’i mbetet gjithmonë mirënjohës vendit Tuaj dhe popullin Tuaj.

Ju lutem, Madhëria Juaj, pranoni urimet më të përzemërta dhe shprehjen e  konsideratave të mia më të larta.

Sinqerisht,
Atifete Jahjaga
Presidente e Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.