Presidentja Jahjaga uroi Presidentin Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka uruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e 237 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 3 korrik 2013

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 3 korrik 2013   Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, viziton Komunën e Shtërpcës dhe takohet me udhëheqjen komunale. Dita: E mërkurë, 3 korrik Koha: 11:00 Vendi: Kuvendi Komunal i Shtërpcës Shënim: Pas takimit do të ketë deklaratë për media

Presidentja Jahjaga shpall datën e zgjedhjeve lokale

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka zhvilluar konsultimet përmbyllëse me liderët e partive politike parlamentare dhe me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për përcaktimin e datës së zgjedhjeve komunale në territorin e Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga priti presidentin e Këshillit Evropian, Van Rompuy

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim presidentin e Këshillit Evropian, zotëri Herman Van Rompuy. Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Van Rompuy biseduan për agjendën evropiane të Kosovës, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, liberalizimin e vizave, bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

This site is registered on wpml.org as a development site.