presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentes Jahjaga në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Prishtinë, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Kroacisë dhe shënimit të anëtarësimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.

Në një fjalim të mbajtur me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha: I nderuar Ambasador Vodopija,I nderuar kryeministër Thaçi,I nderuar zotëri Zhbogar,I nderuar admiral Clingan,Të nderuar përfaqësues të institucioneve të vendit mik të Kroacisë,Të nderuar ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian,Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike të vendeve mike në Kosovë,Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,Të nderuar pjesëmarrës, Sot është një ditë e veçantë, sepse i gëzohemi suksesit të një vendi dhe të një populli mik, realizimit të ëndrrës shekullore të bërjes pjesë e kombeve dhe e shteteve të Evropës, duke qenë Republika e Kroacisë, shtet sovran dhe i pavarur, anëtar i barabartë me të drejta të plota i Bashkimit Evropian. Ne shtetet e Ballkanit Perëndimor, hyrjen në familjen e popujve të lirë e të dinjitetshëm të Evropës së Bashkuar, duke marrë parasysh të kaluarën tonë dhe vështirësitë nëpër të cilat kaluam, e shohim si garanci se do të ndërtojmë një shoqëri të qytetarëve të lirë dhe të barabartë, një sistem të sundimit të rendit dhe të ligjit, një shoqëri demokratike të shanseve dhe të mundësive të barabarta. Hyrja e Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian është, para së gjithash, sukses i përmbushur dhe meritë e popullit kroat dhe udhëheqjes së tij. Ne vendet e tjera, që aspirojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nga zemra e urojmë për këtë sukses të një rëndësie historike, duke qenë të sigurt në përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për zgjerimin e klubit evropian me shtetet e tjera të Ballkanit. Republika e Kosovës e pati përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë dhe dy vendet tona janë shembull për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe për bashkëpunimin e gjithanshëm, si faktor paqeje dhe stabiliteti dhe të ndërtimit të shoqërive demokratike.  Gospodine Ambasadore, Primite moje srdačne čestitke u ime svih gradjana Republike Kosova.Želim vam puno uspjeha u klubu slobodnih i ravnopravnih država Evropske Unije.Dižem ovu čašu u čast i blagostanje Hrvatskog naroda i Hrvatske države.I, Hrvatske Evropske Države!Živjeli!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.