presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Vendimi i Presidentes Jahjaga për zgjedhjet lokale

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka marrë sot vendim që zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës të mbahen më 3 nëntor 2013.

Vendimi u mor, duke u bazuar në nenin 4 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe në konsultim me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Sipas vendimit, udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.