Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në koncertin e organizuar për nderë të 237 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u mbajt në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Të pranishëm ishin edhe Ambasadorja e SHBA-ve në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson dhe nënkryetari i Prishtinës, Avdullah Hoti.
Në një fjalim të mbajtur me këtë rast Presidentja Jahjaga tha:E nderuar ambasadore Jacobson,I nderuar nënkryetar i komunës së Prishtinës, z. Hoti,Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës,Urime dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Le ta gëzojmë së bashku, populli i Kosovës dhe populli i Amerikës këtë ditë të veçantë në mes të dy shteteve tona që kemi vendosur një lidhje dhe një miqësi të veçantë, një miqësi të përjetshme në mes të popullit të Kosovës dhe popullit amerikan.Republika e Kosovës i shpreh falënderimet më të përzemërta popullit amerikan, dhe shtetit amerikan që gjithmonë ka qenë pranë nesh, ka qenë në momentet më të vështira dhe më të rëndësishme të shtetit tonë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, ka qenë dhe vazhdon të jetë, dhe do të jetë gjithmonë në proceset e shtetndërtimit, në proceset e demokracisë, në fuqizimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe në avancimin e mëtutjeshëm të rrugës sonë euroatlantike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i demokracisë, vend i lirisë, vend i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. SHBA-të janë promotorë i paqes dhe stabilitetit, janë garantues i të drejtave dhe lirive të popujve kudo në botë. Pra, në emër timin dhe në emër tuajin, e nderuar Ambasadore, të gjithë qytetarëve të SHBA-së iu urojmë këtë ditë të madhe tuajën, por edhe tonën. Gëzuar!.