DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uroi Presidentin Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka uruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e 237 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Në urim thuhet:  I nderuar Z. President, Në emër të popullit të Kosovës dhe emrin tim personal, unë përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin amerikan përderisa ju shënoni përvjetorin e dyqind e tridhjetë e shtatë të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe festoni pavarësinë, lirinë dhe prosperitetin e kombit tuaj. Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj demokracisë dhe lirisë, diversitetit dhe barazisë, harmonisë dhe prosperitet në tokën e juaj dhe nëpër botë është një frymëzim për Republikën e Kosovës dhe institucionet e reja demokratike të saj, të ndërtuara me mbështetjen e popullit amerikan dhe përpjekjet e palodhshme të mijëra burrave dhe grave të cilët besuan në vendosmërinë tonë për të aspiruar dhe vepruar në përputhje me vlerat e përbashkëta që ndajmë me vendin tuaj. Këto vlera që kanë udhëhequr angazhimin e juaj për paqe dhe stabilitet në Kosovë, siguruan për qytetarët e saj dhe për rajonin mundësinë e hapjes së një kapitulli të ri. Ne do të mbetemi gjithmonë mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Ne do të mbetemi të përkushtuar në forcimin e themeleve të një Kosove demokratike ku të gjithë qytetarët e saj pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare apo etnike gëzojnë të drejta të barabarta, dhe për të ndjekur një politikë të marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet në rajon përderisa ne përpiqemi që të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian dhe në NATO në partneritet dhe miqësi të përhershme me vendin tuaj.Unë ju uroj festime të këndshme në këtë ditë të veçantë.Ju lutem pranoni, Zoti President, bindjet e konsideratës sime më të lartë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.