presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Presidentes Jahjaga në përvjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka bërë një deklaratë me rastin e përvjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese, më 2 korrik 1990.

Në deklaratë thuhet: Miratimi i Deklaratës Kushtetues të 2 korrikut 1990 shënon një nga aktet më të rëndësishme të organizimit institucional në Kosovë dhe një hap themeltar në procesin e pavarësimit të Republikës së Kosovës. Dy korriku i vitit 1990 shënohet si ditë e artikulimit të qartë të vizionit dhe vullnetit të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi të vendit, vullnet ky që u realizua me sakrificën, angazhimin dhe përpjekjet e pareshtura të gjeneratave të tëra. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, më 17 shkurt 2008, ëndrra dhe vullneti i qytetarëve u përmbushën me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, shtetit të mundësive të barabarta për të gjithë, që  ka bërë hapa të mëdhenj të përparimit e të zhvillimit me synimin e qartë të anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB dhe në miqësi të përjetshme me SHBA-në. Në këtë ditë, çmojmë dhe vlerësojmë lart kontributin e deputetëve që, në një kohë shumë të rëndë, e shpallën Deklaratën Kushtetuese dhe e miratuan Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, me të cilën i hapën rrugën ndërtimit të shtetit të Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.