Presidenti Thaçi priti Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Ekonomike Ndërkombëtare të Greqisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Ekonomike Ndërkombëtare të Greqisë, Giorgos Tsipras.
Presidenti Thaçi: Kosova meriton të jetë në UEFA dhe FIFA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga zyrtarë të lartë të Unionit të Asociacioneve Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe të Federatës së Asociacioneve Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), me ç’rast theksoi se Kosova e meriton që shumë shpejt të anëtarësohet në familjet e mëdha të futbollit evropian dhe atij botëror.
Duka i Madh i Luksemburgut uron Presidentin Thaçi

Madhëria e Tij, Duka i Madh i Luksemburgut, Henri, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.
Kryediplomati çek uron presidentin Thaçi, mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomír Zaorálek, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën thotë se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit dhe i uron suksese në detyrën e tij të re.
Kryeministri i Luksemburgut uron presidentin Thaçi, ofron thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet

Kryeministri i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Xavier Bettel, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën shprehet i bindur për forcimin e mëtejmë të lidhjeve miqësore mes dy shteteve dhe popujve.
Kryeministri holandez uron presidentin Thaçi, vlerëson lidershipin e tij në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën thotë se lidershipi i të parit të vendit do të jetë kyç në nxitjen e zhvillimit dhe stabilitetit në vendit, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Presidenti Thaçi takoi shefin e AKI-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).
Mbreti holandez i uron presidentit Thaçi suksese në detyrën e re

Madhëria e Tij, mbreti Willem-Alexander i Holandës, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Naurusë uron Presidentin Thaçi, shpreh besimin se gjatë mandatit të tij marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të lulëzojnë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë urimin e radhës nga Presidenti i Republikës së Naurusë, Baron Divavesi Waqa, i cili shprehu besimin se gjatë mandatit të tij si president marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve përkatëse do të vazhdojnë të lulëzojnë në të mirë të të dy popujve.
Presidenti hungarez, János Áder, uron Presidentin Hashim Thaçi, shpreh bindjen se gjatë mandatit të tij do të thellohen marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve

Presidenti i Hungarisë, János Áder, ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, për marrjen e detyrës së re, duke u shprehur i bindur se gjatë mandatit të Thaçit si president marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve do të forcohen dhe thellohen edhe më tej.