DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Kryeministri i Luksemburgut uron presidentin Thaçi, ofron thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet

Kryeministri i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Xavier Bettel, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën shprehet i bindur për forcimin e mëtejmë të lidhjeve miqësore mes dy shteteve dhe popujve.

Kjo është letra e kryeministrit të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Xavier Bettel, dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.Shkëlqesia e Tij Hashim ThaçiPresident i Republikës së KosovësPrishtinëShkëlqesi,Me rastin e zgjedhjes tuaj si President i ri i Republikës së Kosovës, dua t’ju përcjell përgëzimet e mia më të ngrohta dhe urimet më të mira për kryerjen e suksesshme të detyrave tuaja të rëndësishme.Jam i bindur se së bashku ne do të mund të forcojmë edhe më tej lidhjet miqësore mes shteteve dhe popujve tanë dhe gjithashtu të thellojmë bashkëpunimin në nivel bilateral, evropian dhe ndërkombëtar.Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, konsideratat e mia më të larta.Xavier BettelKryeministër

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.