Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën thotë se lidershipi i të parit të vendit do të jetë kyç në nxitjen e zhvillimit dhe stabilitetit në vendit, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Kjo është letra e kryeministrit holandez, Mark Rutte, dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit. Shkëlqesia e Tij z. Hashim ThaçiPresident i Republikës së KosovësPRISHTINË Shkëlqesia Juaj, Më lejoni të shpreh përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj në postin e presidentit.Në periudhën në vijim do të ketë shumë sfida, por edhe shumë mundësi. Lidershipi juaj do të jetë kyç në nxitjen e zhvillimit dhe stabilitetit në vendit tuaj, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Holanda është fuqimisht e angazhuar për të mbështetur dhe ndihmuar Kosovën dhe qytetarët e saj, siç ka bërë edhe në të kaluarën. Ju uroj urtësi dhe suksese në detyrat e rëndësishme që keni para jush. Sinqerisht juaji, Mark RutteKryeministër i Holandës