presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Kryediplomati çek uron presidentin Thaçi, mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomír Zaorálek, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën thotë se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit dhe i uron suksese në detyrën e tij të re.

Kjo është letra e ministrit të Jashtëm çek, Lubomír Zaorálek, dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.
 
Shkëlqesia e Tij
Hashim Thaçi
President i Republikës së Kosovës
PRISHTINË
 
Shkëlqesia Juaj,
 
Më lejoni t’ju përcjell falënderimin tim për bashkëpunimin tonë të përbashkët me rastin e kryerjes së detyrave tuaja si Ministër i Punëve të Jashtme.
 
Ishte kënaqësi për të punuar me ju në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës, si dhe në forcimin e bashkëpunimit brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, do të doja të theksoj veçanërisht konferencën e Ministrave të Jashtëm të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Pragë në nëntor të vitit 2015, duke përfshirë edhe nënshkrimin e Marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.
 
E mirëpres vazhdimin e bashkëpunimit me ju dhe ju uroj, Shkëlqesia Juaj, suksese në detyrat tuaja të ardhshme, si dhe në jetën tuaj personale.
 
Lubomír Zaorálek
Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.