Madhëria e Tij, Duka i Madh i Luksemburgut, Henri, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.
Kjo është letra e urimit që Madhëria e Tij, Duka i Madh i Luksemburgut, Henri, ia ka dërguar presidentit Hashim Thaçi:
Z. President,
Me rastin e inaugurimit Tuaj presidenti i Republikës së Kosovës, ju përcjell përgëzimet e mia të sinqerta dhe Ju uroj suksese në detyrat Tuaja.
Përfitoj nga ky rast për t’i përshëndetur qytetarët e shumtë të shtetit tuaj me vendbanim në Luksemburg të cilët dëshmojnë lidhjet e forta mes popujve tanë.
Henri
Duka i Madh i Luksemburgut