DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Naurusë uron Presidentin Thaçi, shpreh besimin se gjatë mandatit të tij marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të lulëzojnë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë urimin e radhës nga Presidenti i Republikës së Naurusë, Baron Divavesi Waqa, i cili shprehu besimin se gjatë mandatit të tij si president marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve përkatëse do të vazhdojnë të lulëzojnë në të mirë të të dy popujve.

Kjo është letra e Presidentit të Republikës së Naurusë, Baron Divavesi Waqa, dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Shkëlqesia e tij. z. Hashim Thaçi,
Kryetar,
Republika e Kosovës

Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Naurusë, dëshirojmë të ju shprehim urimet tona të ngrohta dhe dëshirat më të mira për Shkëlqesinë tuaj, për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Kosovës.

Përfitoj nga ky rast që të shpreh besimin tim se gjatë kohës tuaj në detyrë, marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve tona do të vazhdojnë të lulëzojnë në të mirë të të dy popujve tanë dhe, njëherësh, ju përcjell urimet e përzemërta të popullit mik të Republikës së Naurusë për mirëqenien tuaj dhe për begatinë dhe përparimin e vazhdueshëm të vendit tuaj.

Shkëlqesia e Tij i Nderuari Baron Divavesi Waqa

President i Republikës së Naurusë
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.