presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti hungarez, János Áder, uron Presidentin Hashim Thaçi, shpreh bindjen se gjatë mandatit të tij do të thellohen marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve

Presidenti i Hungarisë, János Áder, ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, për marrjen e detyrës së re, duke u shprehur i bindur se gjatë mandatit të Thaçit si president marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve do të forcohen dhe thellohen edhe më tej.

Kjo është letra e Presidentit të Hungarisë, János Áder, dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

I nderuar z. President,

Në emrin tim dhe të popullin hungarez, dëshiroj t’ju përcjell, Shkëlqesia Juaj, urimet e mia të përzemërta për zgjedhjen dhe inaugurimin tuaj President i Republikës së Kosovës.

Gëzohem të theksoj se një politikan i tillë siç jeni ju, të jetë inauguruar president i ri i Republikës së Kosovës, i cili, deri më tani, si ministër i jashtëm, ka qenë i përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit bilateral në mes shteteve tona.

Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera dhe ne kemi ndërmarrë disa hapa premtues për të shfrytëzuar mundësitë në kuadër të bashkëpunimin tonë ekonomik.

Jam thellësisht i bindur se gjatë mandatit tuaj marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona do të forcohen dhe thellohen edhe më tej.

Shkëlqesi, duke ju uruar shëndet dhe suksese në detyrën tuaj me përgjegjësi të lartë, ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta.

János Áder

President i Hungarisë
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.