presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Ekonomike Ndërkombëtare të Greqisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Ekonomike Ndërkombëtare të Greqisë, Giorgos Tsipras.

Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe sekretari Giorgos Tsipras biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë, për perspektivën evropiane dhe për partneritetin strategjik në mes të Prishtinës dhe Athinës.Presidenti Thaçi falënderoi për përkrahjen që Greqia i ka dhënë Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe, duke iu referuar suksesit të investitorëve grekë në Kosovë, shprehu nevojën për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në ekonomi.Ndërsa, sekretari Giorgos Tsipras e vlerësoi angazhimin e Kosovës për marrëdhëniet me fqinjët në rajon dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, duke ripërsëritur ftesën për hapjen e zyrës së Kosovës në Athinë.Presidenti Thaçi u shpreh se Greqia duhet ta shohë Kosovën si mike dhe përkrahëse.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.