Ambasadori austriak ia dorëzoi presidentit Thaçi telegramin e urimit të presidentit austriak

Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, i ka dorëzuar sot Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi telegramin e urimit të presidentit austriak, Heinz Fischer.
Presidenti austriak uron presidentin Thaçi, e quan njeri të duhur për promovimin e agjendës evropiane të Kosovës

Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e marrjes së detyrës së të parit të vendit, në të cilën presidentin Thaçi e quan njeri të duhur për promovimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Presidenti Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Kuvajtit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Shtetit të Kuvajtit për Republikën e Kosovës.
Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e inaugurimit të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, në Drenas

Nga gratë kosovare kemi mësuar se cilat janë cilësitë që duhet të dëshmohen në kohë dhimbjeje, sikur që ishte koha e luftës.Mirëkuptimi, solidariteti dhe kujdesi ishin veçoritë më të rëndësishme që shoqëria tregoi në vitet e luftës. Këtë solidaritet e treguan nënat, gratë, bijat dhe motrat.
Agjenda e Presidentit Thaçi 15.04.2016

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në inaugurimin e objektit të ri të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.Dita: E premte, 15 prillKoha: 15:30Vendi: Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas
Presidenti Thaçi priti një delegacion të KOK-ut, konfirmoi mbështetjen për sportistët kosovarë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot një delegacion të Komitetit Olimpik të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari, Besim Hasani.
Kryeministri malazez uron presidentin Thaçi, shpreh gatishmërinë për thellimin bashkëpunimit ndërshtetëror

Kryeministri i Malit të zi, Millo Gjukanoviq, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e marrjes së detyrës së të parit të vendit, në të cilën ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërshtetëror.
Thaçi për mediet franceze: Jam president i vendit që ka dhënë Nënë Terezën

Paris, 14 prill 2016 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, intervistën e parë për mediet ndërkombëtare ia ka dhënë gazetarit të famshëm francez, Harold Hyman, i cili deri vonë ka udhëhequr ndër emisionet më të shikuara në Francë në televizionin BFM.
Agjenda e Presidentit Thaçi për datën 14 prill 2016

Agjenda e Presidentit Thaçi për datën 14 prill 2016 Presidenti e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të presë në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani. Dita: E enjte, 14 prillKoha: 11:45Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Presidenti gjerman uron presidentin Thaçi, thotë se është shpresë për ndërmjetësim në mes forcave politike të vendit

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, i ka dërguar letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, për marrjen e detyrës së të parit të shtetit.