Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e marrjes së detyrës së të parit të vendit, në të cilën presidentin Thaçi e quan njeri të duhur për promovimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Presidenti Thaçi e mori këtë letër urimi nga ambasadori austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, pas takimit të sotëm.Kjo është letra e urimit që presidenti austriak, Heinz Fishcer, ia ka dërguar presidentit Hashim Thaçi:SH.T. Hashim ThaçiPresident i Republikës së KosovësPrishtinëShkëlqesi,Dua të ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e zgjedhjes tuaj President i Republikës së Kosovës. Duke u mbështetur në marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy shteteve tona, e mirëpres vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë në të ardhmen.Për të adresuar në mënyrë të suksesshme sfidat aktuale me të cilat përballet Kosova ekziston nevoja për shtrirje te të gjithë qytetarët, si dhe për promovimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse drejt zhvillimit dhe stabilitetit në Kosovë.Me përvojën tuaj të madhe dhe përkushtimin e treguar në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit ju jeni njeriu i duhur për të promovuar me sukses agjendën evropiane të shtetit tuaj.Ju siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën në rrugëtimin e saj ambicioz.Me urimet më të mira për mandatin tuaj si President i Republikës së Kosovës, për jetësimin e detyrave tuaja të rëndësishme dhe për prosperitetin e vendit tuaj, mbetem sinqerisht i juaji.Heinz FischerPresident i Republikës së Austrisë