Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, i ka dorëzuar sot Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi telegramin e urimit të presidentit austriak, Heinz Fischer.
Ambasadori austriak, Pfandler përgëzoi presidentin Thaçi për marrjen e detyrës, e posaçërisht për fjalimin dhe mesazhet e dërguara në ceremoninë e inaugurimit.Presidenti kosovar, Thaçi falënderoi ambasadorin Pfandler për urimet dhe për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. “Kosova është shtet i ri, me perspektivë të qartë euroatlantike”, ka thënë ndër të tjera presidenti Thaçi.