Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të shtetit, në të cilët thotë shpreh vendosmërinë e tij se gjatë mandatit të Thaçit si president, Kosova do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Kjo është letra e urimit që kryeministri hungarez, Viktor Orbán, i ka dërguar presidentit Hashim Thaçi: Shkëlqesisë së Tij, Hashim Thaçit President i Republikës së Kosovës Shkëlqesia Juaj, Më lejoni të shpreh urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Kosovës. Besoj vendosmërisht se gjatë mandatit tuaj Kosova do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit evropian, gjë për të cilën zotohemi se do të mbetemi të përkushtuar dhe do të vazhdojmë t’ju mbështesim. Duke u mbështetur në bashkëpunimin tonë të suksesshëm, e mirëpres punën me ju. Shkëlqesi, duke ju uruar shëndet dhe suksese në detyrën tuaj shumë të përgjegjshme, ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta. Sinqerisht juaji, Viktor OrbanKryeministër i Hungarisë