presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Kuvajtit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Shtetit të Kuvajtit për Republikën e Kosovës.

Fayez Mishari Al-Jassim, ambasador jorezident i Shtetit të Kuvajtit, është ambasadori i parë që i ka dorëzuar kredenciale presidentit Thaçi, pas marrjes së detyrës së re.

Presidenti Thaçi e uroi për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Kuvajti është ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.