DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Kryeministri malazez uron presidentin Thaçi, shpreh gatishmërinë për thellimin bashkëpunimit ndërshtetëror

Kryeministri i Malit të zi, Millo Gjukanoviq, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e marrjes së detyrës së të parit të vendit, në të cilën ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërshtetëror.

Kjo është letra e kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit:

SH. T.
Z. HASHIM THAÇI
President i Republikës së Kosovës
Prishtinë

I nderuar z. Thaçi,

Me rastin e zgjedhjes tuaj President i Republikës i Kosovës, po ju përcjell urimet e mia të përzemërta dhe dëshirat më të mira për kryerjen e suksesshme të detyrës tuaj me përgjegjësi.

Jam i bindur se marrëdhëniet e mira fqinjësore mes popujve dhe shteteve tona do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej me interes të përbashkët, dhe se ju, siç keni bërë edhe deri më sot, do të vazhdoni të jepni kontributin tuaj të veçantë në këtë drejtim. Do të jetë kënaqësi për mua që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer.

Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta dhe përshëndetjet miqësore.

Milo Đukanović

Kryeministër i Malit të Zi

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.