Presidentja Osmani merr pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Finlandë. Me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Në delegacionin shtetëror të Presidentes do të jetë edhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu. Funerali i presidentit Ahtisaarit do të mbahet më 10 nëntor.
Fjalimi i Presidentes Osmani në Bloomberg New Economy Forum në Singapor – një ndër forumet më të mëdha dhe më të rëndësishme botërore në fushën e ekonomisë
Presidentja Osmani u takua me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong dhe me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Gan Kim Yong

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong dhe me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Gan Kim Yong në Bloomberg New Economy Forum. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Në Bloomberg New Economy Forum, kisha mundësinë të takohem me Kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Gan Kim Yong, themeluesin e Bloomberg, Michael Bloomberg, si dhe me udhëheqës të bizneseve më të fuqishme botërore. Së bashku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për angazhimin e përbashkët për një të ardhme më inovative dhe të qëndrueshme.
Presidentja Osmani u takua me Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga Presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugaratnam. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë! Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
Presidentja Osmani takoi Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Kënaqësi të takoj sërish Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor. Diskutimet tona u fokusuan në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në tema si përkrahja e rinisë në projekte të agjendës së gjelbër si dhe në projekte për ndërgjegjësimin rreth çështjeve që lidhen me shëndetin mendor.
Presidentja Osmani mori pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Singapor, ka marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë. Së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri.
Presidentja: Takimi i përbashkët i bizneseve nga Kosova e Singapori është hap premtues për rritjen e bashkëpunimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, po qëndron për vizitë pune në Singapor, ka thënë se takimi i përbashkët i bizneseve nga Kosova e Singapori është hap premtues për rritjen e bashkëpunimit. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Takimi i përbashkët i bizneseve nga Kosova e Singapori është hap premtues për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve tona. Ishte angazhim që e morëm bashkë me palën singaporiane në qershor të vitit 2022 dhe e realizuam këtë javë, bashkë me kompani të suksesshme kosovare e kompani nga Singapori.
Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Singapor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Singapor gjatë së cilës do të takohet me përfaqësues të lartë shtetëror. Gjatë qëndrimit në Singapor, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugartnam dhe nga kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong. Në kuadër të kësaj vizite Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Forumin Ekomomik te Bloombergut në Singapor, ku do të jetë ndër folëset kryesore në këtë forum. Forumi Ekonomik i Bloomberg-ut është ndër forumet më të mëdha dhe më të rëndësishme ekonomike në botë, i cili mbledhë CEO nga kompanitë më të suksesshme botërore dhe liderë politik, për të diskutuar tejkalimin e sfidave globale në fushën e ekonomisë dhe krijimin e partneriteteve te reja. Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani bashkë më bizneset kosovare prezente në Bloomberg, do të jenë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për tregtinë, investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Singaporit. Në këtë tryezë, ajo do të flasë për potencialin ekonomik të Kosovës dhe së bashku me bizneset kosovare do t’i përgjigjen interesimit të bizneseve të Signaporit. Ndër të tjera, Presidentja është ftuar të marrë pjesë edhe në ceremoninë e Earthshot Prize, që mbahet nën patronatin e Princit William të Wales-it, ceremoni kjo që i dedikohet agjendës së gjelbër.
Presidentja Osmani priti në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dje priti në takim pune guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, i cili e njoftoi për punën e bërë në BQK dhe zhvillimet e fundit në sistemin bankar të vendit. Në takim u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrosë Evropiane që siguron Kartonin e Gjelbër për automjete, si dhe digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe përkrahjes së ekonomisë e nisma tjera që lidhen me bankimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm në Kosovë. Presidentja Osmani ka ofruar mbështetje institucionale për adresimin e sfidave dhe realizimin e objektivave me interes për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra. Sipas Presidentes Osmani, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në unifikimin e politikës së jashtme mbetet prioritet. “Fuqizimi i vazhdueshëm i koordinimit diplomatik është interes jo vetëm i shteteve tona, por edhe i rajonit në tërësi”, ka theksuar Presidentja Osmani. Më tej, në takim me ambasadorin Malaj, tha se Kosova pret që Shqipëria të jetë zë i Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat aktualisht shteti ynë nuk ka përfaqësim. Presidentja Osmani, ndër të tjera e njoftoi ambasadorin Malaj edhe për zhvillimet e fundit në vend, si dhe mbi aktin e agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, me ç’rast, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e adresimit të përgjegjësisë të Serbia dhe aplikimit të masave ndëshkuese ndaj saj. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm dhe shtruan nevojën e zbatimit të marrëveshjeve ndërshtetërore të arritura deri tash.