Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Kënaqësi të takoj sërish Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor.
Diskutimet tona u fokusuan në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në tema si përkrahja e rinisë në projekte të agjendës së gjelbër si dhe në projekte për ndërgjegjësimin rreth çështjeve që lidhen me shëndetin mendor.