Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Singapor, ka marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë.
Së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri.