Presidentja e Republikës së Kosovës, po qëndron për vizitë pune në Singapor, ka thënë se takimi i përbashkët i bizneseve nga Kosova e Singapori është hap premtues për rritjen e bashkëpunimit.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Takimi i përbashkët i bizneseve nga Kosova e Singapori është hap premtues për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve tona.
Ishte angazhim që e morëm bashkë me palën singaporiane në qershor të vitit 2022 dhe e realizuam këtë javë, bashkë me kompani të suksesshme kosovare e kompani nga Singapori.