Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong dhe me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Gan Kim Yong në Bloomberg New Economy Forum.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Në Bloomberg New Economy Forum, kisha mundësinë të takohem me Kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Gan Kim Yong, themeluesin e Bloomberg, Michael Bloomberg, si dhe me udhëheqës të bizneseve më të fuqishme botërore.
Së bashku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për angazhimin e përbashkët për një të ardhme më inovative dhe të qëndrueshme.