Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dje priti në takim pune guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, i cili e njoftoi për punën e bërë në BQK dhe zhvillimet e fundit në sistemin bankar të vendit.
Në takim u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrosë Evropiane që siguron Kartonin e Gjelbër për automjete, si dhe digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe përkrahjes së ekonomisë e nisma tjera që lidhen me bankimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm në Kosovë.
Presidentja Osmani ka ofruar mbështetje institucionale për adresimin e sfidave dhe realizimin e objektivave me interes për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.