Presidentja Osmani takoi Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), është takuar me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), takova Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Edhe një herë, Presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve tona.
Presidentja Osmani merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shkup, Maqedoni e Veriut, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Përgjatë qëndrimit në Shkup, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera.
Presidentja: Liria nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj kanë nderuar kujtimin për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Liria nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, të cilëve iu pre jeta, ende pa e nisur mirë! Në Ditën e Çlirimit, bashkë me Presidentin Begaj, nderuam kujtimin për ta.
Fjalimi i Presidentes Vjosa Osmani në 25-vjetorin e misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë

Fjalimi i Presidentes Osmani në nder të Ditës së Çlirimit

Faleminderit shumë! Shumë i nderuar President i Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj, Kryetar i Kuvendit, z. Konjufca Kryeministër i Republikës, z. Kurti E nderuar zonja kryetare e Kuvendit, zonja Nikolla, E nderuar ish-Presidente e Zvicrës, zonja Micheline Calmy-Rey Ish-president i Kroacisë, zoti Stipe Mesiq, Shumë i nderuar baca Rifat Jashari, familje Jashari, emblemë e lirisë sonë I nderuar Lord Robertson, I nderuar ambasador Walker, I nderuar ish-ministër kroat, Deputetë e ministra të Republikës së Kosovës, Familje të dëshmorëve, veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Të nderuar familje të dëshmorëve dhe të atyre që dhanë shumë për lirinë tonë Ambasadorë të shteteve mike, Mysafirë të nderuar, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, urime, gëzuar të gjithëve 25 vite liri! Më 12 qershor 1999, kur forcat e NATO-s shkelën në tokën tonë, ata nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin shpëtimtarë. Ata sollën me vete premtimin e lirisë, sigurinë se bota nuk kishte harruar për popullin e Kosovës dhe vendosmërinë për t’i dhënë fund mizorive të kryera kundër popullit tonë. Hyrja e NATO-s në Kosovë në qershor të ‘99-s ishte një dëshmi e fuqisë së solidaritetit ndërkombëtar dhe besimit të palëkundur në të drejtën universale të një populli për të qenë i lirë. Liria është më shumë sesa fjalë, liria është vetë thelbi i qenies sonë. Është ajri që e thithim, është ëndrra që guxuam ta ëndërrojmë, është e ardhmja që aspiruam dhe për të cilën luftuan, e dhanë jetë çlirimtarët tanë. Çlirimi i Kosovës në vitin ‘99 nuk ishte thjesht një fitore ushtarake dhe një kapitullim i Serbisë millosheviqiane, ishte mbi të gjitha triumf i shpirtit njerëzor mbi tiraninë, ishte triumf i të mirës ndaj të keqes dhe triumf i drejtësisë mbi shtypjen. Kur paqeruajtësit e KFOR-it shkelën në tokën e Kosovës së përgjakur, të dërmuar, të shkatërruar, atëherë lotët, britmat dhe lulet u shndërruan në përqafime që i pritën ushtarët e NATO-s. Ato krijuan simfoninë e emocioneve të lirisë. Kolonat e makinerisë ushtarake, zhurma e helikopterëve të NATO-s, uniformat me flamuj të shumtë, flamuj që simbolizonin lirinë e jo urrejtjen e dhunën. Të gjitha këto u shndërruan në simbol të shpëtimit të popullit të Kosovës nga shfarosja që synonte regjimi gjenocidal i Serbisë, duke e larguar njëherë e përgjithmonë makinerinë gjenocidale të Millosheviqit, të turpëruar e të kapitulluar. E tillë ajo mbetet edhe sot. NATO-ja në Kosovë ishte një dritë shprese – ishte një shans për drejtësi, një shans për liri! Thirrjet e popullit tonë, persekutimi i pamëshirshëm dhe jetët e panumërta të humbura nga masakrat e tmerrshme, dëbimi me dhunë dhe spastrimi etnik ishin thirrje për drejtësi që nuk mund të shpërfilleshin më nga ndërgjegjja ndërkombëtare. Prandaj, në qershor ’99 muret e tiranisë u shembën, duke hapur rrugën jo vetëm për një Kosovë të lirë, por edhe të pavarur e demokratike. Atë ditë afër 38 mijë ushtarë nga 36 vende, komunikuan me gjuhën universale të lirisë. Atë ditë, siç thoshte filozofi dhe shkrimtari francez, Glucksman “Evropa lindi në një Prishtinë të lirë”. E sot mund të themi, Evropa lindi në një Kosovë të lirë. Ndaj në këtë ditë, do ta kujtojmë përherë rezistencën këmbëngulëse të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova për liri, pavarësi dhe demokraci si dhe aleancat e fuqishme që ai ndërtoi së bashku me shumë e shumë veprimtarë të tjerë e të cilat i gëzojmë dhe sot. Do ta kujtojmë çdo ditë të jetës sonë, por edhe për brezat që vijnë pas nesh heroizmin e papërsëritshëm të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë familjes Jashari, të cilët u shndërruan në gurthemelin e lirisë që e gëzojmë sot. Do të jetojmë përherë me kujtimin e të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe mbi 13 mijë të vrarë gjatë luftës, në mesin e të cilëve 1133 fëmijë të vrarë vetëm në luftën e fundit në Kosovë. Nuk do të harrojmë kurrë dhimbjen e shkaktuar nëpërmjet një prej krimeve më të llahtarshme që njeh cilado luftë, krimit të dhunimit si dhe dhimbjen që ende vazhdon për mijëra familje në Kosovë që akoma nuk kanë ku të vendosin lule, sepse varret janë të zbrazëta, në kërkim të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Të nderuar të pranishëm, Sot qëndrojmë së bashku në tokën tonë, në tokën tonë të lirë, duke jetuar me historinë tonë të lavdishme, teksa kujtimet e dhimbshme të luftës, por edhe ndjenja e triumfit të lirisë janë në zemrën e secilit qytetar të Kosovës. Prania e aleatëve dhe e paqeruajtësve ishte një dëshmi e përkushtimit të botës ndaj drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor. Secili nga ta rrezikoi jetën, duke lënë pas familjen dhe shtëpinë, për të qëndruar me ne dhe me çlirimtarët tanë e me çdo qytetar të Kosovës në luftën tonë kundër shfarosjes. Në Kosovë, kërkimi për liri ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe i mundimshëm, në fakt ishte shekullor. Jemi përballur me shumë vështirësi e vuajtje, por gjatë gjithë kësaj kohe, ne kemi qëndruar të palëkundur në besimin se liria ia vlen me çdo sakrificë. Mbështetja e aleatëve ishte një pohim i fuqishëm i këtij besimi. Ajo na kujtoi neve dhe botës se liria është e drejtë që edhe pasi të jetë arritur, duhet mbrojtur dhe ruajtur me çdo kusht e me çdo çmim. Kjo na kujton se aleancat dhe partneriteti me shtetet janë po aq determinuese për ta garantuar e mirëmbajtur lirinë e fituar, duke mos e marrë asnjëherë si të mirëqenë. Prandaj sot, teksa nderojmë ushtarët e NATO-s që kontribuuan për lirinë tonë në këto 25 vite, nderojmë mbi të gjitha, mbi të gjitha stoicizmin e popullit tonë dhe Ushtrinë tonë Çlirimtare, me bindjen e plotë se liria nuk është dhuratë, por për të u pagua çmimi më i lartë që mund ta paguajë një popull. E liria edhe sot është një përgjegjësi, është një trashëgimi që duhet ta mbrojmë dhe një premtim që duhet ta përmbushim për këtë gjeneratë dhe çdo gjeneratë që do të vijë pas nesh. NATO në vitin ‘99 na dha mbështetjen përfundimtare për lirinë tonë, ndaj sot ne synojmë dhe
Parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës

Shumë të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, urime Dita e Çlirimit, urime 25 vite liri! I nderuar President Begaj, I nderuar Kryetar Konjufca, I nderuar Kryeministër Kurti, I nderuar komandant i FSK-së, Bashkim Jashari, Të nderuar shkëlqesi ambasadorë, Mysafirë nga mbarë bota, Të nderuar pjesëtarë të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës, Familje të dëshmorëve, Veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Veteranë të forcave aleate që keni shërbyer për 25 vite në misionin e KFOR-it në Kosovë, Edhe një herë të dashur qytetarë që jeni sot këtu prezentë apo që po na përcillni nëpërmjet ekraneve, përfshirë mërgata jonë e jashtëzakonshme Sot jemi bashkë sikurse në çdo përvjetor për ta përkujtuar, por edhe për të festuar një nga ditët më domethënëse në historinë e shtetit tonë – 12 qershorin, Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë nderojmë trimërinë, sakrificën dhe shpirtin e palëkundur të popullit të Kosovës, popull i cili luftoi trimërisht për lirinë që e gëzojmë sot. Kjo është një ditë për ta kujtuar të kaluarën tonë të dhimbshme, por po ashtu për të festuar të tashmen tonë dhe për të synuar një të ardhme të mbushur me shpresë e prosperitet. Lufta jonë nuk ishte vetëm e jona. Në Kosovë më 1999 u mbrojt e drejta e popujve për të qenë i lirë. Në këtë luftë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte shtylla jonë më e fuqishme e rezistencës dhe e shpresës. Gratë dhe burrat trima, morën armët për ta mbrojtur të drejtën tonë për të ekzistuar. Lufta e tyre nuk ishte vetëm për tokën, por për vetë shpirtin e Kosovës. Çdo betejë që ata bënë, çdo jetë që ata rrezikuan, na solli një hap më afër lirisë. Guximi i Ushtrisë Çlirimtare është një histori heroizmi që do të tregohet brez pas brezi. Ata ishin mbrojtësit e ëndrrave tona për liri, rojet e së ardhmes sonë të përbashkët. Sakrifica e tyre ishte e pafundme, shpirti i tyre ishte i pathyeshëm. Ne u detyrohemi atyre me mirënjohje që nuk mund të shlyhet kurrë, por duhet të kujtohet dhe nderohet përgjithmonë. Ata vazhduan rrugën e nisur më herët nga rezistenca paqësore, e prirë nga Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe e pasuar pastaj nga lufta e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjen Jashari. Nderim i përjetshëm për familjen Jashari dhe gjithë trimat që luftuan për liri! Siç dihet, udhëtimi ynë drejt lirisë nuk ishte i vetëm. Ne u mbështetëm nga aleatë të palëkundur që e kuptuan rëndësinë e kauzës sonë dhe na qëndruan pranë në orët më të errëta të historisë sonë. Prandaj, faleminderit të gjitha shteteve aleate, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit që na dolën në ndihmë më 1999 për të na mbrojtur nga shfarosja prej regjimit gjenocidal të Serbisë! Faleminderit Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe shteteve të tjera që i hapën dyert dhe zemrat për mijëra të larguar me dhunë nga Kosova. Më 12 qershor 1999, luftëtarët e UÇK-së dhe ushtarët e NATO-s, frikën, tmerrin, dhimbjet dhe lotët na i kthyen në shpresë, duke e bërë lirinë realitet. Sot, ne festojmë jo vetëm çlirimin tonë, por edhe lidhjet e miqësisë dhe solidaritetin që u krijua përgjatë luftës sonë. 25 vite më pas, ne po ndërtojmë arkitekturën tonë të Sigurisë Kombëtare në partneritet me aleatët strategjikë – dhe po e bëjmë këtë në mënyrë që të zëmë vendin tonë të merituar si partner i besueshëm në aleancën e NATO-s dhe të gjitha strukturat euroatlantike. Kosova është atdheu ynë i përhershëm, ndaj asaj i detyrohemi gjithnjë, ashtu siç bënë heronjtë tanë dhe siç na la amanet kryetrimi ynë, Adem Jashari. Kosova është e pavarur, është trashëgimi e heronjve e martirëve tanë, e mishëruar më së miri në trimat dhe trimëreshat që sot do të parakalojnë në këtë paradë të FSK-së dhe të Policisë dhe që janë betuar se do ta mbrojnë atdheun me çdo çmim. Të nderuar aleatë, Këto forca që do të parakalojnë sot janë forca të paqes, janë në mbrojtje të paqes, por do të jenë sot e përjetë në mbrojtje të lirisë së larë me gjak, do të jenë sot e përjetë dhe me çdo kusht e çdo çmim në mbrojtje të Kosovës në çdo cep të saj Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë popullin e saj, Zoti i bekoftë të gjithë aleatët tanë! Zoti e bekoftë ushtrinë dhe Policinë e Kosovës! Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për lirinë e Atdheut tonë! Urime qytetarë të dashur 12 Qershori, festofshim së bashku brez pas brezi! Urime!
Seanca solemne për nder të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës

Faleminderit shumë! Shumë i nderuar President i Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj, Kryetar i Kuvendit, z. Konjufca Kryeministër i Republikës, z. Kurti E nderuar zonja kryetare e Kuvendit, zonja Nikolla, E nderuar ish-Presidente e Zvicrës, zonja Micheline Calmy-Rey Ish-president i Kroacisë, zoti Stipe Mesiq, Shumë i nderuar baca Rifat Jashari, familje Jashari, emblemë e lirisë sonë I nderuar Lord Robertson, I nderuar ambasador Walker, I nderuar ish-ministër kroat, Deputetë e ministra të Republikës së Kosovës, Familje të dëshmorëve, veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Të nderuar familje të dëshmorëve dhe të atyre që dhanë shumë për lirinë tonë Ambasadorë të shteteve mike, Mysafirë të nderuar, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, urime, gëzuar të gjithëve 25 vite liri! Më 12 qershor 1999, kur forcat e NATO-s shkelën në tokën tonë, ata nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin shpëtimtarë. Ata sollën me vete premtimin e lirisë, sigurinë se bota nuk kishte harruar për popullin e Kosovës dhe vendosmërinë për t’i dhënë fund mizorive të kryera kundër popullit tonë. Hyrja e NATO-s në Kosovë në qershor të ‘99-s ishte një dëshmi e fuqisë së solidaritetit ndërkombëtar dhe besimit të palëkundur në të drejtën universale të një populli për të qenë i lirë. Liria është më shumë sesa fjalë, liria është vetë thelbi i qenies sonë. Është ajri që e thithim, është ëndrra që guxuam ta ëndërrojmë, është e ardhmja që aspiruam dhe për të cilën luftuan, e dhanë jetë çlirimtarët tanë. Çlirimi i Kosovës në vitin ‘99 nuk ishte thjesht një fitore ushtarake dhe një kapitullim i Serbisë millosheviqiane, ishte mbi të gjitha triumf i shpirtit njerëzor mbi tiraninë, ishte triumf i të mirës ndaj të keqes dhe triumf i drejtësisë mbi shtypjen. Kur paqeruajtësit e KFOR-it shkelën në tokën e Kosovës së përgjakur, të dërmuar, të shkatërruar, atëherë lotët, britmat dhe lulet u shndërruan në përqafime që i pritën ushtarët e NATO-s. Ato krijuan simfoninë e emocioneve të lirisë. Kolonat e makinerisë ushtarake, zhurma e helikopterëve të NATO-s, uniformat me flamuj të shumtë, flamuj që simbolizonin lirinë e jo urrejtjen e dhunën. Të gjitha këto u shndërruan në simbol të shpëtimit të popullit të Kosovës nga shfarosja që synonte regjimi gjenocidal i Serbisë, duke e larguar njëherë e përgjithmonë makinerinë gjenocidale të Millosheviqit, të turpëruar e të kapitulluar. E tillë ajo mbetet edhe sot. NATO-ja në Kosovë ishte një dritë shprese – ishte një shans për drejtësi, një shans për liri! Thirrjet e popullit tonë, persekutimi i pamëshirshëm dhe jetët e panumërta të humbura nga masakrat e tmerrshme, dëbimi me dhunë dhe spastrimi etnik ishin thirrje për drejtësi që nuk mund të shpërfilleshin më nga ndërgjegjja ndërkombëtare. Prandaj, në qershor ’99 muret e tiranisë u shembën, duke hapur rrugën jo vetëm për një Kosovë të lirë, por edhe të pavarur e demokratike. Atë ditë afër 38 mijë ushtarë nga 36 vende, komunikuan me gjuhën universale të lirisë. Atë ditë, siç thoshte filozofi dhe shkrimtari francez, Glucksman “Evropa lindi në një Prishtinë të lirë”. E sot mund të themi, Evropa lindi në një Kosovë të lirë. Ndaj në këtë ditë, do ta kujtojmë përherë rezistencën këmbëngulëse të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova për liri, pavarësi dhe demokraci si dhe aleancat e fuqishme që ai ndërtoi së bashku me shumë e shumë veprimtarë të tjerë e të cilat i gëzojmë dhe sot. Do ta kujtojmë çdo ditë të jetës sonë, por edhe për brezat që vijnë pas nesh heroizmin e papërsëritshëm të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë familjes Jashari, të cilët u shndërruan në gurthemelin e lirisë që e gëzojmë sot. Do të jetojmë përherë me kujtimin e të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe mbi 13 mijë të vrarë gjatë luftës, në mesin e të cilëve 1133 fëmijë të vrarë vetëm në luftën e fundit në Kosovë. Nuk do të harrojmë kurrë dhimbjen e shkaktuar nëpërmjet një prej krimeve më të llahtarshme që njeh cilado luftë, krimit të dhunimit si dhe dhimbjen që ende vazhdon për mijëra familje në Kosovë që akoma nuk kanë ku të vendosin lule, sepse varret janë të zbrazëta, në kërkim të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Të nderuar të pranishëm, Sot qëndrojmë së bashku në tokën tonë, në tokën tonë të lirë, duke jetuar me historinë tonë të lavdishme, teksa kujtimet e dhimbshme të luftës, por edhe ndjenja e triumfit të lirisë janë në zemrën e secilit qytetar të Kosovës. Prania e aleatëve dhe e paqeruajtësve ishte një dëshmi e përkushtimit të botës ndaj drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor. Secili nga ta rrezikoi jetën, duke lënë pas familjen dhe shtëpinë, për të qëndruar me ne dhe me çlirimtarët tanë e me çdo qytetar të Kosovës në luftën tonë kundër shfarosjes. Në Kosovë, kërkimi për liri ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe i mundimshëm, në fakt ishte shekullor. Jemi përballur me shumë vështirësi e vuajtje, por gjatë gjithë kësaj kohe, ne kemi qëndruar të palëkundur në besimin se liria ia vlen me çdo sakrificë. Mbështetja e aleatëve ishte një pohim i fuqishëm i këtij besimi. Ajo na kujtoi neve dhe botës se liria është e drejtë që edhe pasi të jetë arritur, duhet mbrojtur dhe ruajtur me çdo kusht e me çdo çmim. Kjo na kujton se aleancat dhe partneriteti me shtetet janë po aq determinuese për ta garantuar e mirëmbajtur lirinë e fituar, duke mos e marrë asnjëherë si të mirëqenë. Prandaj sot, teksa nderojmë ushtarët e NATO-s që kontribuuan për lirinë tonë në këto 25 vite, nderojmë mbi të gjitha, mbi të gjitha stoicizmin e popullit tonë dhe Ushtrinë tonë Çlirimtare, me bindjen e plotë se liria nuk është dhuratë, por për të u pagua çmimi më i lartë që mund ta paguajë një popull. E liria edhe sot është një përgjegjësi, është një trashëgimi që duhet ta mbrojmë dhe një premtim që duhet ta përmbushim për këtë gjeneratë dhe çdo gjeneratë që do të vijë pas nesh. NATO në vitin ‘99 na dha mbështetjen përfundimtare për lirinë tonë, ndaj sot ne synojmë dhe
Presidentja: Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në Kosovë me ftesë të Presidentes Osmani në 25 vjetorin e çlirimit. “Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira!”, ka shkruar Presidentja.
Presidentja Osmani dekreton një gjyqtare me mandat fillestar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar 1 gjyqtare me mandat fillestar. Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, Gjyqtarja Miljana Radojevic është betuar se: “do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryej me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e saj”. Presidentja Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia e paanshmëria, si dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.
Me iniciativë të Zotërisë së Parë, Prindon Sadriu, dhe si pjesë e vizitës shtetërore të Presidentes Osmani në Slloveni në viti 2022, sot u inaugurua këndi i poetit shqiptar, Ali Podrimja, në parkun Navje të Lubjanës

Ky zgjerim i fundit i “Librave të Bashkuar në Rritje të Botës”, në kuadër të projektit “Libri në rritje”, i cili është në zbatim për 15 vite tashmë, synon të promovoj kulturën e shtetit të Kosovës përmes veprës së njohur të poetit Podrimja, “Unë, biri yt Kosovë”. Kjo poezi nga sot do të jetë e gravuar në parkun Navje në gjuhën sllovene dhe angleze. Nëpërmjet krijimtarisë letrare, kjo nismë ka për qëllim të ndërtojë ura mes kulturave të ndryshme në botë, ta lehtësojë dialogun shkencor dhe ta forcojë bashkëjetesën në paqe, duke krijuar mundësi për rritje të njohurive kulturore e shkencore. Për ta nderuar poetin shqiptar dhe për të përgëzuar vazhdimin e kësaj iniciative, krahas Zotërisë së Parë Sadriu, në ngjarje prezent ishin edhe shumë figura të tjera të rëndësishme, si Zotëria i Parë i Sllovenisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, nënkryetar të qytetit të Lubjanës, dhe shumë të tjerë. Krahas kësaj ngjarje, gjatë ditës së djeshme, Zotëria i Parë Sadriu vizitoi edhe qytetin e Koperit, ku pati mundësi të dëgjoi më shumë mbi studimet antropologjike që po bëhen në kuadër të Bibliotekës Qendrore të qytetit.