DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), është takuar me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), takova Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Edhe një herë, Presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve tona.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.