Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar 1 gjyqtare me mandat fillestar.
Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, Gjyqtarja Miljana Radojevic është betuar se: “do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryej me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e saj”.
Presidentja Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia e paanshmëria, si dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.