presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Me iniciativë të Zotërisë së Parë, Prindon Sadriu, dhe si pjesë e vizitës shtetërore të Presidentes Osmani në Slloveni në viti 2022, sot u inaugurua këndi i poetit shqiptar, Ali Podrimja, në parkun Navje të Lubjanës

Ky zgjerim i fundit i “Librave të Bashkuar në Rritje të Botës”, në kuadër të projektit “Libri në rritje”, i cili është në zbatim për 15 vite tashmë, synon të promovoj kulturën e shtetit të Kosovës përmes veprës së njohur të poetit Podrimja, “Unë, biri yt Kosovë”. Kjo poezi nga sot do të jetë e gravuar në parkun Navje në gjuhën sllovene dhe angleze.

Nëpërmjet krijimtarisë letrare, kjo nismë ka për qëllim të ndërtojë ura mes kulturave të ndryshme në botë, ta lehtësojë dialogun shkencor dhe ta forcojë bashkëjetesën në paqe, duke krijuar mundësi për rritje të njohurive kulturore e shkencore. Për ta nderuar poetin shqiptar dhe për të përgëzuar vazhdimin e kësaj iniciative, krahas Zotërisë së Parë Sadriu, në ngjarje prezent ishin edhe shumë figura të tjera të rëndësishme, si Zotëria i Parë i Sllovenisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, nënkryetar të qytetit të Lubjanës, dhe shumë të tjerë.

Krahas kësaj ngjarje, gjatë ditës së djeshme, Zotëria i Parë Sadriu vizitoi edhe qytetin e Koperit, ku pati mundësi të dëgjoi më shumë mbi studimet antropologjike që po bëhen në kuadër të Bibliotekës Qendrore të qytetit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.