presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, pritet për drekë zyrtare në pallatin presidencial nga Zotëria i Parë i Republikës së Sllovenisë, Aleš Musar

Në kuadër të vizitës dy ditore në Slloveni, Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, u mirëprit nga homologu i tij slloven, Aleš Musar, në pallatin presidencial në Lubjanë. Gjatë drekës zyrtare ndërmjet homologëve, u shëmbyen pikëpamje mbi çështjet aktuale globale, por edhe mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët për të dyja shtetet. Për më tepër, ata diskutuan mbi rëndësinë e rolit dhe mbështetjes së vazhdueshme të tyre në përmbushjen e agjendave të krerëve të shteteve respektive.

Në fund të takimit, Zotëria i Parë, Sadriu ftoi homologun e tij për vizitë në Republikën e Kosovës në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.