Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj po viziton Kosovën, ku do të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e 25 vjetorit të çlirimit.
Gjatë ditës së sotme Presidentja Osmani dhe Presidenti Begaj kanë takuar qytetarë të shumtë në Gërmi.
“Me Presidentin Begaj në prag të Ditës së Çlirimit, përvjetorit të rëndësishëm të popullit tonë, të cilin do ta shënojmë bashkë!”, ka shkruar Presidentja Osmani.