Presidentja Jahjaga: Politika e jashtme e Kosovës të jetë më e fuqishme, më dinamike dhe më energjike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe një grup të ambasadorëve të Republikës së Kosovës në vende të tjera. Me këtë rast, ministri Hoxhaj ia dorëzoi Presidentes Jahjaga “Strategjinë për njohje”, një dokument i punuar javëve të fundit dhe i cili do të shërbejë si udhërrëfyes për koordinimin e aktiviteteve të institucioneve të vendit tonë drejt sigurimit të njohjeve të reja për Republikën e Kosovës.

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 13 prill

Agjenda e  Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 13 prill Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Atifete Jahjaga pret në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z.Michael L. Giffoni Data: 13 prill Koha:  10:00 Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës, C-101  ****** Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pret në takim ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, z.Hans-Dieter Stienbach. Data: 13 prill Koha:  11:00 Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës, C-101  ****** Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pret në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z.Jean-François Fitou. Data: 13 prill Koha:  11:30 Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës, C-101 P.S.: Nga këto takime mediat mund të marrin vetëm pamje! Presidentja  Atifete Jahjaga pret  ministrin e Punëve të Jashtme,  z. Enver Hoxhaj Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme,  z. Enver Hoxhaj si dhe një grup të ambasadorëve të cilët kanë qenë pjesë e grupit që ka hartuar Strategjinë për Lobim. Pas takimit, do të ketë një konferencë të përbashkët për media. Data: 13 prill 2011 Koha:  14:00 Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës, C-101

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Gjermanisë, Hans-Dieter Stienbach

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, z.Hans-Dieter Stienbach, i cili i përcolli urimet e Presidentit të Gjermanisë për zgjedhjen në detyrën e re, duke u shprehur i bindur se ajo do t’ia dalë të përmbushë me sukses të gjitha obligimet e mëdha që ka si Presidente e vendit.

Presidenti Napolitano fton Presidenten Jahjaga për vizitë në Itali

Presidenti i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano i ka dërguar Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, një ftesë për të vizituar Italinë dhe për të marrë pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 150 vjetorit të Bashkimit kombëtar italian.

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 12 prill

Agjenda e  Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 12 prill  Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pret në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z.Islam Lauka. Data: 12 prillKoha:  10:00Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës, C-101 ****** Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pret në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj.Songul Ozan. Data: 12 prillKoha:  11:00Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës, C-101 P.S.: Nga këto takime mediat mund të marrin vetëm pamje!

This site is registered on wpml.org as a development site.