Alban Krasniqi i Lëvizjes Vetëvendosje emërohet anëtar i KQZ-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë sot vendim për emërimin e z.Alban Krasniqi për anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në cilësinë e Përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Z.Krasniqi ka bërë betimin para Presidentes së Republikës.

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Suedisë, Lars Wahlund

Ambasadori suedez e përgëzoi presidenten për zgjedhjen në krye të vendit dhe i shprehu gatishmërinë e Suedisë për të ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat, në veçanti në proceset integruese euroatlantike. Ambasadori Wahlund theksoi mbështetjen e vendit të tij për dialogun e Kosovës me Serbinë, të lehtësuar nga BE-ja.

Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion të Senatit të Francës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion të Senatit Francez, të përbërë nga znj. Marie-Theresa Bruguiere, z.Jean-François Humbert dhe z.Jean-Pierre Michele, që shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Francës në vendin tonë, Jean-François Fitou.

Presidentja Atifete Jahjaga takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, e ka përgëzuar presidenten për zgjedhjen e saj dhe tha se vendi i tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha fushat. Ambasadori britanik tha se është e një rëndësie të veçantë perspektiva e qartë evropianë për Kosovën dhe avancimi i saj, së bashku me vendet e tjera të rajonit, drejt anëtarësimit në BE. Ai tha se dialogu me Beogradin është i rëndësishëm dhe se zgjidhja e problemeve praktike është jetike.

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 15 prill

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 15 prill Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim shefin e EULEX-it, z.Xavier de Marnhac. Data: 15 prill Koha:  10:00 Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës, C-101 P.S.: Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje!

This site is registered on wpml.org as a development site.