DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, e ka përgëzuar presidenten për zgjedhjen e saj dhe tha se vendi i tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha fushat. Ambasadori britanik tha se është e një rëndësie të veçantë perspektiva e qartë evropianë për Kosovën dhe avancimi i saj, së bashku me vendet e tjera të rajonit, drejt anëtarësimit në BE. Ai tha se dialogu me Beogradin është i rëndësishëm dhe se zgjidhja e problemeve praktike është jetike.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës, duke vlerësuar atë si të rëndësishme, meqë Kosova ka nevojë për agjendë të qartë evropiane. Presidentja tha se Kosovës i duhet vendosja e një marrëdhënieje kontraktuale me BE-në mënyrë që të qartësohet e ardhmja e saj. Ajo tha se Kosova po i kushton kujdes marrëdhënieve me shtetet fqinje në mënyrë të veçantë  marrëdhënieve me Serbinë, posaçërisht dialogut që po zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Presidentja tha se dialogu do të ketë sukses, meqë palët do të gjejnë vetëm zgjidhje evropiane që janë në interes të të dy popujve dhe të dyja vendeve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.