DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Alban Krasniqi i Lëvizjes Vetëvendosje emërohet anëtar i KQZ-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë sot vendim për emërimin e z.Alban Krasniqi për anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në cilësinë e Përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Z.Krasniqi ka bërë betimin para Presidentes së Republikës.

Vendimi për emërimin e tij është marrë duke u bazuar në nenin  139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, në nenin 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe duke pasur parasysh propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

This site is registered on wpml.org as a development site.