DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Francës, Jean-François Fitou

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z.Jean-François Fitou.

Presidentja Jahjaga tha në takim se Republika e Kosovës dhe Republika e Francës janë dy vende mike, me marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha fushat. Ajo çmoi lart përkrahjen që Franca i ka dhënë dhe po i jep Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në angazhimin në kuadër të KFOR-it, EULEX-it e mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë.Gjithashtu, Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova pret përkrahje edhe të mëtejme nga Franca në proceset e rëndësishme që ka përpara vendi ynë, si sigurimi i njohjeve të reja, integrimi në institucionet ndërkombëtare, procesi i liberalizimit të vizave e procese të tjera me rëndësi jetike për qytetarët dhe për vendin tonë.Ambasadori Jean-François Fitou, pasi përcolli përgëzimet më të mira për Presidenten e re të Republikës së Kosovës, theksoi se zgjedhja e zonjës Jahjaga në krye të vendit është një lajm i mirë, një lajm pozitiv që ndikon edhe në imazhin e Kosovës në botë. Ai gjithashtu shprehu përkushtimin e vendit të tij për të vazhduar përkrahjen për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme që ka përpara vendi ynë. 

This site is registered on wpml.org as a development site.