Presidentja Jahjaga priti zëvendëskryeministrin Pacolli

Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në një takim pune zëvendëskryeministrin e pare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, zotëri Begjet Pacollin, i cili e njoftoi Presidenten e vendit për vizitat në disa vende afrikane dhe për lobimin që po e bën për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe në angazhimin e miqve të Kosovës në misionet konkrete të vullnetit të mirë.
Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 11 qershor 2011

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të Ditës së Prishtinës.Aktivitetet fillojnë me nderimet para varrit të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në Velani, në orën 10:00, vazhdojnë me nderimet te varrezat e dëshmorëve në të njëjtën lagje, pastaj me nderime para shtatores së heroit të kombit Zahir Pajaziti. Pas këtyre aktiviteteve, Presidentja Jahjaga merr pjesë në akademinë solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës, në objektin e ri të komunës në lagjen Arbëria.
Presidentja Jahjaga mori pjesë në manifestimet për shënimin e Ditës së Prishtinës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në aktivitetet e organizuara në kuadër të Ditës së Prishtinës. E shoqëruar nga kryetari i komunës së Prishtinës, z.Isa Mustafa dhe bashkëpunëtorët, ajo fillimisht bëri nderime, duke vënë kurora lulesh para varrit të Presidentit të parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në Velani, pastaj te varrezat e dëshmorëve në të njëjtën lagje, si dhe para shtatores së heroit të kombit Zahir Pajaziti.
Në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Presidentja Jahjaga vizitoi Prekazin, Gllogjanin e Prizrenin

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në ditën e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, bëri sot homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Prekaz, si dhe vizitoi familjen Jashari, ku u prit nga Murat Jashari, pastaj bëri homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gllogjan dhe vizitoi familjen Haradinaj, ku u prit nga Hilmi Haradinaj, si dhe vizitoi Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 10 qershor 2011

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, bën nderim në Kompleksin memorial në Prekaz dhe viziton familjen Jashari. Dita: E premte, 10 qershor Koha: 13:00 Vendi: Prekaz ***** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga bën nderim në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gllogjan. Dita: E premte, 10 qershor Koha: 15:00 Vendi: Gllogjan ***** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dita: E premte, 10 qershor Koha: 16:30 Vendi: Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prizren
Njohja nga Andorra forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Vendimi i Qeverisë së Principatës së Andorrës për njohjen e Republikës së Kosovës është një lajm i pritur, që vjen nga një vend demokratik dhe që është edhe veprim i angazhimeve të përbashkëta të vendeve mike, që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe afirmimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Presidentja Jahjaga priti anëtarët e Komisionit për ndryshime në Ligjin zgjedhor

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim z.Haki Demolli (LDK), z. Halit Krasniqi (PDK) dhe z.Blerim Shala (AAK), anëtarë të Komisionit për ndryshime në Ligjin zgjedhor.
Presidentja Jahjaga mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK), i cili funksionon në kuadër të Zyrës së Presidentes së Kosovës.
Presidentja Jahjaga priti guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, z. Gani Gerguri

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, z. Gani Gerguri.
Presidentja Jahjaga priti përfaqësueset e shoqatës Motrat Qiriazi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot zonjën Shqipe Malushi, përfaqësuese e Shoqatës së Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi” me seli në New York dhe zonjën Safete Rogova nga shoqata “Motrat Qiriazi” në Kosovë.