Principata e Andorrës
Presidentja Jahjaga u nënshkrua në librin e zisë me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Hungarisë, Ferenc Madl

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot Ambasadën e Hungarisë në Prishtinë.
Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Norvegjisë, z. Sverre Johan Kvale

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në vendin tonë, z. Sverre Johan Kvale, i cili është në përmbyllje të misionit të tij në Kosovë.
Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 3 qershor 2011

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga kthehet nga vizita zyrtare në Republikën e Italisë. Dita: E premte, 3 qershor Koha: 14:15 Vendi: Aeroporti i Prishtinës
Presidentja Jahjaga u kthye nga vizita zyrtare në Itali

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u kthye sot në Kosovë pas vizitës zyrtare në Itali, ku mori pjesë, me ftesë të presidentit Italian Giorgio Napolitano, në manifestimin qendror të festimit të 150 vjetorit të Bashkimit kombëtar Italian dhe në konferencën ndërkombëtare “La Citta Interetnica” (“Qyteti ndëretnik”).
Presidentja Jahjaga mori pjesë në manifestimin qendror të festimit të 150 vjetorit të Bashkimit kombëtar italian

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në manifestimin qendror të festimit të 150 vjetorit të Bashkimit kombëtar italian, të organizuar në Romë, krahas rreth 80 udhëheqës shtetesh nga e mbarë bota. Ajo gjithashtu u takua me Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Michelin Calmy-Rey, koprincin e Andorës, arqipeshkvin Joan Enric Vives i Sicilia, Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, Presidentin e Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, Presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk, Presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai, Presidentin e Hungarisë, Pal Shmit, e shefa të tjerë shtetesh, pjesëmarrës në manifestim Romë, 2 qershor 2011 – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë, me ftesë të Presidentit Giorgio Napolitano, mori sot pjesë në manifestimin qendror të festimit të 150 vjetorit të Bashkimit kombëtar italian. Në ceremoninë madhështore, të përcjellë edhe me paradë ushtarake, Presidentja Jahjaga, ishte e ulur krahas Presidentes së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, Presidentit të Afganistanit, Hamid Karzaj, nënkryetarit të SHBA, Jozef Bajden, Presidentit të Kroacisë, Ivo Josipoviq e të tjerë. Presidentja Jahjaga u takua dhe bisedoi me nënkryetarin e SHBA, Jozef Bajden. Z.Bajden e përgëzoi Presidenten Jahjaga për zgjedhjen e saj në krye të vendit. Ai e quajti zgjedhjen e Presidentes Jahjaga një moment shumë të rëndësishëm në angazhimin e vazhdueshëm të integrimit sa më të shpejtë të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe përparimin e përgjithshëm të vendit. Nënkryetari Biden theksoi marrëdhëniet shumë të mira mes SHBA dhe Republikës së Kosovës të cilat do të zhvillohen më tej sepse SHBA e kanë përkrahur dhe do të vazhdojnë edhe më tej ta përkrahin Republikën e Kosovës në të gjitha drejtimet. Presidentja Jahjaga falënderoi z.Bajden për përkrahjen e SHBA për Republikën e Kosovës që është vendimtare dhe që vlerësohet shumë nga populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Presidentja Jahjaga u takua edhe me Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Michelin Calmy-Rey, koprincin e Andorës, arqipeshkvin Joan Enric Vives i Sicilia, Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, Presidentin e Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, Presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk, Presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai, Presidentin e Hungarisë, Pal Shmit, e shefa të tjerë shtetesh, pjesëmarrës në manifestim.
Presidentja Jahjaga mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “La Citta Interetnica” në Romë

– Gjatë punimeve të konferencës, Presidentja Atifete Jahjaga u takua me z.Ban Ki Mun dhe Presidenten e Zvicrës, Michelin Calmy-Rey, të cilët e përshëndetën pjesëmarrjen e saj në këtë konferencë të rëndësishme ndërkombëtare Romë, 1 qershor 2011 – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë, me ftesë të Presidentit Giorgio Napolitano, mori pjesë sot në konferencën ndërkombëtare “La Citta Interetnica” (“Qyteti ndëretnik”), që i zhvilloi punimet sot në Romë. Në konferencë, që u drejtua nga kryebashkiaku i Romës, Gianni Alemanno, morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, kryetarja e Konfederatës së Zvicrës, Michelin Calmy-Rey, nënkryetarja e Senatit të Italisë, Ema Bonino e zyrtarë të tjerë të lartë. Gjatë punimeve të konferencës, Presidentja Atifete Jahjaga u takua me z.Ban Ki Mun dhe Presidenten e Zvicrës, Michelin Calmy-Rey, të cilët e përshëndetën pjesëmarrjen e saj në këtë konferencë të rëndësishme ndërkombëtare. Presidentja Jahjaga mbajti një fjalim, i cili u mirëprit nga të gjithë të pranishmit. Në vijim po ju sjellim fjalimin e plotë të Presidentes Jahjaga: Z. President, Z. Sekretar i Përgjithshëm, Shkëlqesi, Zonja dhe zotërinj, Bota sot është më e integruar dhe më e unifikuar se kurrë më parë. Zhvillimi teknologjik dhe, sidomos komunikimi, e bëjnë të mundur që ne të gjithë, në të njëjtën kohë, të jemi të informuar për çdo ngjarje dhe të kemi qëndrim individual dhe të koordinuar në lidhje me të. Njerëzit në mbarë botën, më shumë se kurrë, mbështeten në të njëjtat vlera dhe parime, ku ata vihen në një pozitë më të mirë për të bërë dallimin në mes të mirës dhe të keqes. Sot, në një mënyrë të paparë, njerëzit ngrenë zërin e tyre dhe ballafaqohen me politikat e shtypjes dhe të represionit dhe kërkojnë mundësi të barabarta, liri dhe jetë të dinjitetshme. Ne i ndjejmë të gjitha problemet e globit si të jenë tonat, ndërkohë që jemi të angazhuar në zgjidhjen e tyre pavarësisht se ku jemi. Të gjithë ne këtu sot ndajmë të njëjtën përgjegjësi, pa marrë parasysh nëse ne përfaqësojmë shtete apo organizatat globale, sepse, si një pjesë e udhëheqjes globale, ne kontribuojmë në formësimin e ardhmërisë së botës tonë dhe të jetës së qytetarëve tanë. Republika e Kosovës është shteti më i ri në Evropë, një vend shumetnik. Njohja e pavarësisë nga 75 vende dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, është një favor për multietnicitetin në nivel kombëtar dhe lokal. Atë që Kosova ka arritur sot vjen nga vullneti i popullit të saj dhe mbështetja e komunitetit ndërkombëtar. Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtat dhe liritë më të larta individuale dhe kolektive, duke parashikuar një sërë mekanizmash që bëjnë të mundur mbrojtjen e interesave jetike për secilin komunitet etnik. Të gjitha komunitetet në Kosovë kanë ulëse të garantuara në Parlament dhe në Qeveri. Pjesëmarrja në qeverisje nga të gjitha grupet etnike dhe përfaqësuesit e të gjitha feve dhe kulturave të ndryshme, përfaqëson qëndrimin dhe pikëpamjet, të cilat, duke qenë të ndryshme, janë të inkorporuara në ligjet e Kosovës dhe janë zbatuar duke ndihmuar të gjithë të përmbushin nevojat dhe qëllimet politike individuale dhe kolektive. Procesi i decentralizimit ka krijuar komuna të reja, ku më shumë se një e katërta e komunave të Kosovës janë me shumicë të pakicave etnike, me një vetëqeverisje të fortë në nivel lokal. Ky proces i suksesshëm ka ndihmuar në integrimin e pakicave brenda institucioneve të Kosovës, duke e ruajtur identitetin e tyre. Zonja dhe zotërinj, Historia e Kosovës është e dhimbshme dhe ne nuk duam që ajo të përsëritet. Ne duam të ndërtojmë një shoqëri në të cilën të gjithë do ta ndjejnë veten në shtëpi dhe në të cilën të gjithë do të ndjejnë përgjegjësinë për arritjet e vendit të tyre. Gjatë shekujve, njerëzit me prejardhje të ndryshme kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin, kanë jetuar së bashku, por gjithashtu në periudha të ndryshme kohore kanë konfrontuar njëri-tjetrin duke lënë pasoja për të gjithë. Konfliktet në ish-Jugosllavi kanë shkaktuar dhimbje dhe shkatërrim. Në thelb të konfliktit ishte ideologjia etnocentrike, qëllimi i së cilës ishte krijimi i shtetit monoetnik, ku një grup i vetëm etnik do të dominonte mbi të tjerët. Ne na vjen mirë që ideologjia ishte mposhtur, nga mobilizimi i pashembullt dhe ndërhyrja e unifikuar e bashkësisë ndërkombëtare. Vendi im dhe qytetarët e tij, po ashtu, kanë vuajtur. Por, ne nuk i kuptojmë propozimet dhe kërkesat për ndarje të reja të territorit ekskluzivisht përgjatë vijave etnike, të cilat në thelb janë një përplasje e ideologjisë së të kaluarës me vlerat evropiane dhe ndërkombëtare të së sotmes. Ne të gjithë i themi jo këtij opsioni. Së bashku me Bashkimin Evropian, ne jemi duke punuar në forcimin e demokracisë dhe vlerave evropiane në Republikën e Kosovës, për mirëqenien e njerëzve dhe perspektivave të tyre për një jetë më të mirë dhe të lirë. Zonja dhe zotërinj, Procesi i pajtimit nganjëherë është i ngadaltë dhe i vështirë, por të gjithë janë të vetëdijshëm se nuk ka alternativë tjetër dhe mësimet nga e kaluara duhet të mbahen mend që mos të përsëriten sërish. Kosova si shtet, duke përdorur përvojat e të tjerëve, ka krijuar një numër të mekanizmave dhe praktikave për të avancuar të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe të drejtat e komuniteteve, duke marrë parasysh politikat gjuhësore, kultivimin e kulturës, mbrojtjen e traditës së dhe monumenteve kulturore-historike. Në tërë territorin e Kosovës gjuhët shqipe dhe serbe janë gjuhë zyrtare, ndërsa gjuha turke gjithashtu është në përdorim në nivel lokal. Sot komunikimi mes të rinjve tanë është në anglisht. Kjo ka krijuar mentalitetin e ri që dygjuhësia e vjetër e njëri-tjetrit është zëvendësuar me dygjuhësinë e gjuhës amtare, me atë angleze. Kjo ndikon që njerëzit të mos emigrojnë nga mjedisi i tyre, por të ushtrojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre. Në Kosovë toleranca fetare ka ekzistuar për shekuj me radhë. Objektet fetare janë ndërtuar pranë njëra-tjetrës ashtu siç kanë jetuar njerëz së bashku, duke respektuar ritet dhe traditat e njëri-tjetrit. Sot, ne shpresojmë të shohim së shpejti një dialog në mes të liderëve fetar, të cilët do të thellonin mirëkuptimin dhe tolerancën e ndërsjellë, si një kontribut për pasurimin e diversitetit të Kosovës. Shkëlqesi, Në rrugën e tyre drejt lirisë, demokracisë, mundësive të barabarta dhe një shteti shumetnik, Republika
Presidentja Jahjaga udhëtoi për vizitë zyrtare në Itali

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë, me ftesë të Presidentit Giorgio Napolitano.
Presidentja Jahjaga priti Guvernatorin Howard Dean

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Guvernatorin Howard Dean, ish kryetar i DNC-së (Komiteti Kombëtar Demokrat) dhe ish-kandidat për president në SHBA.
VEND TË LIRË TË PUNËS – Titulli i pozitës: Përkthyes shqip-serbisht-shqip