Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të Ditës së Prishtinës.Aktivitetet fillojnë me nderimet para varrit të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në Velani, në orën 10:00, vazhdojnë me nderimet te varrezat e dëshmorëve në të njëjtën lagje, pastaj me nderime para shtatores së heroit të kombit Zahir Pajaziti. Pas këtyre aktiviteteve, Presidentja Jahjaga merr pjesë në akademinë solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës, në objektin e ri të komunës në lagjen Arbëria.