Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Kelmendi

Me rastin e vdekjes së deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, zonjës Nekibe Kelmendi, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjen Kelmendi.
Fjala e Presidentes Jahjaga në mbledhjen komemorative me rastin e vdekjes së deputetes Nekibe Kelmendi

Është moment shumë pikëllues dhe i dhimbshëm mbledhja për t’u përshëndetur për herë të fundit me zonjën Nekibe Kelmendi, e cila i dha aq shumë Kosovës, atdheut dhe popullit të saj.
Presidentja Jahjaga ia dorëzoi Urdhrin Hero i Kosovës familjes së Ilir Konushevcit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ia dorëzoi sot familjes Konushevci Urdhrin “Hero i Kosovës”, me të cilin heroi i kombit Ilir Konushevci është dekoruar për vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Fotolajm

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pati sot një takim me kryeredaktorët e medieve në Kosovë, me të cilët bisedoi për një varg temash me interes të përgjithshëm.
Dr.Ferid Murad u shpall Qytetar Nderi i Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot shkencëtarin e madh me prejardhje shqiptare, Ferid Murad, i shoqëruar nga familjarë dhe bashkëpunëtorë të tij.
Presidentja Atifete Jahjaga priti ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Philip Gordon

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Philip Gordon. Zoti Gordon e përgëzoi Presidenten për zgjedhjen në krye të vendit dhe tha se kjo shënon një hap të madh përpara, si dhe tregon për zhvillimin e një demokracie të vërtetë.
Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 16 qershor 2011

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takohet me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Filip Gordon.Dita: E enjte, 16 qershor Koha: 11:35Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101P.S.: Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje.
Presidentja Jahjaga mori pjesë në manifestimin me rastin e shënimit të ditëlindjes së Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në manifestimin me rastin e shënimit të ditëlindjes së Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II, organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.
Presidentja Jahjaga takoi z. Soren Jessen-Petersen

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi sot ish-Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen.
Presidentja Jahjaga priti kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zotin Enver Peci. Zoti Peci e njoftoi Presidenten me punën që po bën Këshilli Gjyqësor dhe me angazhimet e tij në fushën e gjyqësisë në Kosovë. Ai tha se Këshilli Gjyqësor ka një bashkëpunim të mirë me institucionet e tjera të drejtësisë në Kosovë.