DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zotin Enver Peci. Zoti Peci e njoftoi Presidenten me punën që po bën Këshilli Gjyqësor dhe me angazhimet e tij në fushën e gjyqësisë në Kosovë. Ai tha se Këshilli Gjyqësor ka një bashkëpunim të mirë me institucionet e tjera të drejtësisë në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga tha se niveli i demokracisë dhe funksionimi i sistemit gjyqësor në Kosovë varet, në masë të madhe, nga puna e gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët duhet të jenë të paanshëm, të ndershëm dhe të pakompromis në zbatimin e ligjit.Presidentja Jahjaga tha se pavarësia dhe paanësia e sistemit gjyqësor është një nga shtyllat e demokracisë në vend.   Presidentja Jahjaga tha se Këshilli Gjyqësor luan rol kyç në përzgjedhjen dhe caktimin e gjykatësve që duhet bërë me kritere profesionale, bazuar në etikën e profesionit dhe në respektimin e kritereve të përfaqësimit nacional dhe gjinor.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.