Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim z.Haki Demolli (LDK), z. Halit Krasniqi (PDK) dhe z.Blerim Shala (AAK), anëtarë të Komisionit për ndryshime në Ligjin zgjedhor.
Ata e njoftuan Presidenten Jahjaga për punën e deritashme të Komisionit për ndryshimin në ligjin zgjedhor, me synimin të krijohen një ligj i qëndrueshëm zgjedhor, që do ta rregullojë këtë fushë për një kohë më të gjatë. Presidentja Jahjaga u ofroi anëtarëve të Komisionit përkrahjen e plotë në punën e tyre dhe tha se do ta ketë një përfaqësues në komision, i cili do ta mbajë të informuar me punën e Komisionit.