Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 8 korrik 2011

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 8 korrik 2011   Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim presidenten e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, znj. Louise Arbour.   Dita: E premte, 8 korrik 2011 Koha:  08 : 45 Vendi: “Kabineti i Presidentes, C – 101 ********************************* Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Audronius Azubalis.   Dita: E premte, 8 korrik 2011 Koha:  09 : 45 Vendi: “Kabineti i Presidentes, C – 101   P.S Nga këto takime, mediet mund të marrin vetëm pamje !

Presidentja Jahjaga priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, z. Audronius Azubalis

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, zotëri Audronius Azubalis, vendi i të cilit kryeson me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ministri i jashtëm i Lituanisë shprehu gatishmërinë e vendit të tij për bashkëpunim dhe tha se Lituania do ta përkrahë Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane si dhe do t’i ndajë përvojat dhe ekspertizën e integrimit.

Presidentja Jahjaga priti në takim znj. Louise Arbour

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot kryetaren e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, zonjën Louise Arbour, të cilën e dekoroi me medaljen humanitare “Nëna Terezë” për përkushtimin e saj personal dhe kontributin dhënë në fushën e humanizmit.

Presidentja Jahjaga priti në takim Kryeministrin Thaçi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e ka pritur sot në një takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçi, gjatë së cilit është biseduar për gjendjen aktuale politike, për koordinimin e veprimeve, për vizitat jashtë shtetit, për bisedën telefonike ndërmjet Zëvendës Presidentit të SHBA-së, Joseph Biden dhe Presidentes Atifete Jahjaga.

This site is registered on wpml.org as a development site.