DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentes Jahjaga në tryezën me temën “ Hulumtimi dhe monitorimi i zbatimit të ligjit për barazi gjinore

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në tryezën me temën, ‘Hulumtimi dhe Monitorimi i Zbatimit të Ligjit për Barazi Gjinore’, organizuar ngaShoqata e Juristeve “NORMA”, financuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë dhe Ambasada Holandeze në Kosovë.

Në vijim, po ua përcjellim fjalën e plotë : Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,Të nderuar përfaqësues ndërkombëtarë,Të nderuar të pranishëm, Të gjeturat e hulumtimit tuaj lidhur me zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore të Kosovës do ta kenë rëndësinë në fuqizimin dhe sigurimin e pjesëmarrjes së plotë të meshkujve dhe femrave në të gjitha proceset e vendim-marrjes që  mbetet një sfidë globale.Barazia gjinore është një synim afatgjatë i aspiratave demokratike të shtetit tonë. Demokracia nënkupton pjesëmarrjen e plotë të të gjithë qytetarëve të një vendi dhe pjesëmarrjen e barabartë të meshkujve dhe të femrave në të gjitha proceset politike, ekonomike dhe sociale dhe është garanti më i mirë i aspiratave tona demokratike  në përafrimin e nocionit të demokracisë më afër  qytetarëve të Kosovës.Garantimi kushtetues dhe ligjor në sferën e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore duke përfshirë edhe sfondin e pasur institucional, tregojnë vullnetin dhe gatishmërinë tonë institucionale dhe individuale, që parimet e tilla t’i bëjmë realitet.Sot, Kosova garanton një përfaqësim të të dy gjinive në proceset kyçe të vendim-marrjes. Duke u nisur nga përfaqësimi 30 për qind i grave në Kuvendin e Kosovës si dhe në Asambletë Komunale, emërimi i dy zëvendës – kryeministreve dhe dy ministreve femra, si dhe emërimi i udhëheqëses femër në dialogun teknik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, tregojnë një shembull pozitiv të aspiratave tona demokratike. Zgjedhja  ime në krye të shtetit nga ana e Kuvendit të Kosovës është synim  i Kosovës që të tregohet si shembull në rajon në përfaqësimin adekuat gjinor.Mbetet që në mënyrë të plotë dhe substanciale të sigurojmë përfaqësimin e barabartë të grave dhe burrave në të gjitha proceset e vendim-marrjes.Femrat ende mbesin më pak të përfaqësuara në krahasim me meshkujt në punësim, arsim si dhe në gëzimin e plotë të drejtave të garantuara me ligj për shkak të praktikave diskriminuese.Këto sfida duhet t’i marrim parasysh në synimet tona të përbashkëta që të përafrojmë nocionin e demokracisë të gjithë qytetarëve tanë.  Si Presidente e vendit, unë natyrshëm i përkrah këto aspirata, dhe juve ju dëshiroj punë të suksesshme.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.