presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Zëvendës Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, pati një bisedë telefonike me Presidenten Jahjaga

Zëvendës Presidenti i SHBA-së, zotëri Joseph Biden, i ka telefonuar të mërkurën më 06 korrik 2011, Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar për 50 minuta.

Biseda zyrtare  ishte shumë miqësore dhe u diskutuan temat që kanë të bëjnë me zhvillimin e Kosovës dhe proceset e demokratike. Në vazhdim po e botojmë të plotë kumtesën e publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë të SHBA-së.
 
 
06 Korrik 2011
 
Kumtesë nga biseda telefonike e Zëvendës Presidentit Biden me Presidenten e Kosovës Jahjaga
 
Në vazhdimësi të bisedës së shkurtër në Romë, më 2 Qershor, Zëvendës Presidenti Joseph Biden dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike. Zëvendës Presidenti e ka përgëzuar sërish zgjedhjen e Presidentes Jahjaga dhe ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakthyeshme të SHBA-së për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe demokracinë shumëetnike të Kosovës. Zëvendës Presidenti  i ka mirëpritur marrëveshjet e arritura në takimet e 2 Korrikut në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka inkurajuar përparimin e mëtejmë ndërmjet palëve rreth çështjeve që mund të sjellin përfitime praktike për qytetarët e të dyja vendeve. Zëvendës Presidenti dhe Presidentja Jahjaga kanë biseduar, gjithashtu, për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vazhdimin e reformave  të brendshme në Kosovë, duke vënë në dukje se ato janë fundamnetale për inkurajimin e investimeve dhe promovimin e rritjes ekonomike.   

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.